LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Listës i prin kandidati për president, synojmë mbi 20 deputetë

Haradinaj: Listës i prin kandidati për president, synojmë mbi 20 deputetë

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj në ka thënë se përkrahja për AAK-në në terren është e jashtëzakonshme.

“Nëse shkojmë në të gjitha komunat që i vizitojmë, kemi pritje dhe energji pozitive. Po ashtu ne qeverisim në shtatë komuna me kryetarë komunash, ndërsa në 13 komuna tjera bashkëqeverisim. Kjo na jep mbështetje edhe më të madhe. Edhe performanca e ministrave tanë na jep shumë besim, sepse ata kanë dhe dëshmuar se janë të jashtëzakonshëm edhe pse janë të rinj. Pra AAK-ja iu ka jap hapësirë të rinjve që të tregohen dhe ata e kanë bërë shkëlqyeshëm këtë gjë”, ka thënë Haradinaj.


Sipas tij, AAK-ja në zgjedhje hynë me ofertën për president.

“Bartës të listës do ta kemi kandidatin për president. Besoj dhe jam optimist se nga këto zgjedhje do të dalim me rezultat dyshifror dhe ta kalojmë numrin mbi 20 deputetë. Kemi ofertë serioze për qytetarët. Lista e kandidatëve për deputetë do të jetë me njerëz të fuqishëm. Do të përfshihen të gjitha kategoritë dhe listën së shpejti do ta përpilojmë, besoj brenda 10 ditësh”, ka thënë Haradinaj në rtk.