LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurti zëvendësoi projektin e gazit që na sillte rrymë 24 orë në ditë, me bateri që e ruajnë rrymën vetëm dy orë

Haradinaj: Kurti zëvendësoi projektin e gazit që na sillte rrymë 24 orë në ditë, me bateri që e ruajnë rrymën vetëm dy orë

Kosova vitin e kaluar ndërpreu projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit.

Kjo ndërprerje e projektit ishte bërë me arsyetimin se ka një kosto të lartë dhe se nuk ishte ekonomikisht i favorshëm.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se Kosova duhet të jetë mirënjohëse ndaj popullit amerikanë për donacionin e dhënë.


“Falënderojmë Amerikën që ka pasur durim me ne dhe përsëri ka gjetur mundësinë që këto fonde të MCC të ridestinohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se për këto para kishte nënshkruar në vitin 2019, por që sipas tij destinimi ishte për gazsjellës.

“Kurti paratë që janë dedikuar për të na sjellë rrymë 24 orë përmes gazsjellësit, po shti në bateri që e ruajnë rrymën vetëm 2 orë. Në rregull jemi. Edhe këto janë të mirëseardhura që po investohen ne akumulatorë, por e vërteta është se këto janë para që Amerika na ka dhuruar në vitin 2019 por Kurti i ka shtyrë projektet deri më tash”.

Haradinaj thotë se megjithatë këto mjete do të nënshkruhen qysh në korrik, deri sipas tij mjetet ende nuk i kemi.

Çfarë përmban Projekti Kompakt i arritur ndërmjet MCC-së amerikane dhe Qeverisë së Kosovës?
Lexo po ashtu Çfarë përmban Projekti Kompakt i arritur ndërmjet MCC-së amerikane dhe Qeverisë së Kosovës?

“Kurti tash në SHBA është dashur të kërkojë mjete tjera, por ai i nënshkruan mjetet e vitit 2019. Jemi vonuar për më shumë se një vit”.

Ai thotë se Kosova herët apo vonë do të investojë paratë e veta në gazsjellës.

Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) kishte thënë se do t’i jepte Kosovës një grant deri në 200 milionë dollarë, që do të mund të shtetëzohej për infrastrukturën e gazit.

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me përfaqësuesit e MCC-së dhe kjo e fundit më 13 maj njoftoi se është arritur një marrëveshje kompakt, në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e cila ka për qëllim që të forcojë sektorin e energjisë së Kosovës.

Projekti synon që përmes baterive, energjia e prodhuar në një periudhë të caktuar kohore të akumulohet, në mënyrë që të mund të shfrytëzohet në orët e ditës, kur çmimi dhe kërkesa për energji janë më të larta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori