LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton viktimat e Holokaustit: Shqiptarët rrezikuan veten duke strehuar dhe mbrojtur të pambrojturit

Haradinaj kujton viktimat e Holokaustit: Shqiptarët rrezikuan veten duke strehuar dhe mbrojtur të pambrojturit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar viktimat e Holokaustit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqiptarët janë radhitur drejt edhe në kohët e vështira.


“Antisemitizmi, ishte pikënisja e tragjedisë më të madhe që njeh njerëzimi. Në kohë jo të lehta, Shqiptarët u radhitën drejt. Ata rrezikuan, mbrojtën të pambrojturin duke i strehuar dhe duke mos rënë pre e të keqes së madhe të luftës së dytë botërore”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se me popullin hebre ndajmë tragjedinë, historinë dhe të ardhmen.

“Bota sot kujton dhe përulet para miliona viktimave të Holokaustit. Sot ne kujtojmë, lutemi por dhe jemi krenarë për miqësinë me popullin hebre, me të cilët ndajmë tragjedinë, historinë dhe të ardhmen”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori