LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton ngjarjet e 5 prillit të vitit 1999: Masakrat, plagë e pashërueshme edhe sot

Haradinaj kujton ngjarjet e 5 prillit të vitit 1999: Masakrat, plagë e pashërueshme edhe sot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar ngjarjet e 5 prillit të vitit 1999 ku ranë figura emblematike të UÇK-së e u masakruan shqiptarë në Drenicë e në Gjilan.

Haradinaj ka kujtuar njërin nga bashkëluftëtarët e tij, Naser Brahimaj.


“Sot në 24-vjetorin e rënies, kujtoj me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit tim Naser Brahimaj, njëri prej figurave më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në fshatin Shqiponjë e Dukagjin, por edhe në fushëbeteja të tjera anë e kënd Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe të vrarët në Rrezallë të Drenicës e në Llovcë të Gjilanit.

“Sot kujtojmë po ashtu vëllezërit dhe motrat tona në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit, të cilët u vranë vetëm sepse besonin në liri. Këto masakra, nga të cilat ende ka shumë të pagjetur, janë plagë e pashërueshme edhe sot”, ka shtuar Haradinaj.

Sot bëhen po ashtu 4 vjet prej kur është ndarë nga jeta zëri i UÇK-së, Fetnete Ramosaj.

“Sot gjithashtu, u bënë 4 vjet pa gruan e cila bëri dhe shkroi historinë, zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj. Përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Kujtimi për ta do të jetë i përhershëm”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori