LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kufijtë janë të paprekshëm, në Kosovë nuk do të ketë ‘Dodik Republikë’

Haradinaj: Kufijtë janë të paprekshëm, në Kosovë nuk do të ketë ‘Dodik Republikë’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga shumë familjarë, deputet e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të Shqiponjës, ish-Jabllanicës me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të saj.

Duke e konsideruar si një mit dhe simbol që nuk lejoi të kalojë armiku, nga Shqiponja Haradinaj tha se Kosova është e sigurt pasi si të tillë e ka njohur edhe e drejta e botës.


Ai nga ish-Jabllanica çoi porosi edhe njëherë që kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe brenda Kosovës nuk mund të vendoset një ‘Dodik Republikë.

“Kosova ka territor unik dhe kufijtë janë të paprekshëm ne këta kufij. Po ashtu Kosova është e rregulluar me Kushtetutën e vet dhe nuk mundet brenda Kosovës me u vendos një monstrum ‘një Dodik’. E di që kemi mendime të ndryshme dhe e asaj që them unë dhe çdo kujt tjetër është çështje tjetër por disa fjalë kur i themi nëse dikush mendon me vendos ‘Dodik Republikë’ paska vendos me prish Ballkanin”, tha ai.

Në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Gjakovës,Ardian Gjinii cili dha lajmin se shpejt do nisi investimin në këtë kompleks memorial në vlerë prej mbi 300 mijë euro.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se Jabllanica e atëhershme dhe Shqiponja e tanishme është embrion i luftës së UÇK-së.
Sipas tij organizata e veteranëve të luftës punon që të kujtohet gjithmonë e kaluara e lavdishme.

Në Jabllanicë kanë rënë 38 dëshmorë dhe 4 martirë në pranverën e vitit 1999. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori