LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova të ndjek shembullin e Kroacisë

Haradinaj: Kosova të ndjek shembullin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë, sot u takua me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se raportet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë janë tradicionale, dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që këto raporte bilaterale të thellohen edhe në fusha tjera të interesit të përbashkët, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të procesit të integrimeve euroatlantike.


“Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike”, tha ai, duke vlerësuar se mbështetja e Kroacisë për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar është e rëndësishme për vendin.

Haradinaj e ka njoftuar kryeministrin Plenkoviq, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend, në të njëjtën kohë ka ftuar bizneset kroate që të investojnë në Kosovë, pasi është krijuar klimë e favorshme investuese.

Ndër temat e takimit, ishte edhe dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilën kryeministri Haradinaj shprehu besimin se arritja e një marrëveshje ligjërisht obligative dhe njohja reciproke do të jetë faktor i rëndësishëm i stabilitetit jo vetëm për të dy vendet, por edhe rajonin në përgjithësi.

Ndërsa, kryeministri Plenkoviq, vlerësoi marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, duke thënë se Kroacia do të vazhdojë të japë kontributin e saj në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe procesin integrues euroatlantik të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori