Kosova e vlerëson lart kontributin e drejt dhe parimor të ambasadorit Wolfgang Ischinger në negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe për këtë gjithmonë do të jemi mirënjohës.
Ky ishte vlerësimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ambasadorin gjerman, Wolfgang Ischinger.
Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në shumë fusha, por është duke u përballur edhe me sfida, ku sipas tij do të punohet me përkushtim dhe në bashkëpunim me partneritet në tejkalimin e tyre deri në arritjen e objektivave dhe integrimin e plotë të Kosovës në mekanizma ndërkombëtare, si BE, NATO dhe në OKB.
“Ambasadorin dhe mikun e Kosovës, z.Ischinger e njoftova për të gjitha proceset zhvillimore në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë, me fokus në rend dhe ligj, integrimet euroatlantike dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, në të njëjtën kohë e falënderova për rolin e tij të pazëvendësueshëm në përkrahjen e Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.
Ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe vlerësoi progresin e Kosovës, duke thënë se do të jetë përkrahës i proceseve të Kosovës në të ardhmen.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi