LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas, por si shoqëri ka ende shumë punë

Haradinaj: Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas, por si shoqëri ka ende shumë punë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradina, ka marr pjesë në nisjen e Javës së Gruas 2019.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij facebook ka shkruar se Qeveria ka ndërmarr një sërë vendimesh që u siguron grave trajtim të barabartë, mundësi të barabarta për të gjetur një punë, si dhe zhvillim të bizneseve private, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo politike.


“Sot mora pjesë në nisjen e Javës së Gruas 2019, që do t’i shërbejë Kosovës si platformë për fuqizimin e grave. Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas, por si shoqëri ka ende shumë punë para vetes. Qeveria ka ndërmarr një sërë vendimesh që u siguron grave trajtim të barabartë, mundësi të barabarta për të gjetur një punë, si dhe zhvillim të bizneseve private, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo politike. Le të na shërbejë ky organizimin, për ta rritur vetëdijen për të drejtën, pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri”, ka shkruar ai./Telegrafi/