LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj konfirmon qëndrimin kundër heqjes së taksës: Nuk ikim nga e drejta jonë

Haradinaj konfirmon qëndrimin kundër heqjes së taksës: Nuk ikim nga e drejta jonë

Përkundër deklarimit në mëngjes rreth “borës së shkrirë”, duke iu referuar largimit të taksës ndaj Serbisë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar se është gabim nëse Kosova e largon taksën ndaj Serbisë, pa e njohur kjo e fundit shtetin tonë.

Në akademinë përkujtimore kushtuar dy heronjve, Skender Rexhepit dhe Fitim Durakut, i pari i qeverisë ka pasur akuza të rënda ndaj elitës politike që ka udhëheq Kosovën deri tash, duke u shprehur se janë gabim gjithë ata njerëz që e kanë marrë në qaf Kosovën.


“Është gabim Kosova me largu taksën pa njohjen. Mos harroni këtë. Janë gabim po ata të njëjtit njerëz që na kanë marrë në qaf, që s’kanë ditë me thanë ‘po e jo’, e na kanë lanë kështu që 20 vjet. Nëse ata njerëz manipulojnë me vend kështu, atëherë ne kurrë nuk e kryem punën tonë. Gjithë jetën kemi me mbet pak pa e mbërri”, tha ai.

Haradinaj theksoi se Kosova nuk duhet të ik prej të drejtës së vet.

Sipas tij, shpesh herë i është thënë Kosovës të shkrijë borën e para, mirëpo, siç thotë ai “nuk ka dalur mirë”.

“Nëse shkrihet, duhet me u shkri në dy anët. Pa u shkri bora në dy anët. Kosova nuk e ka njet me ik prej të drejtës së vet dhe Kosova nuk e ka në plan me vonuar vetën më shumë. Pse e them këtë, neve na kanë thanë shpesh herë ‘shkrine borën ju të parët’, por nuk na ka dal ashtu. Pos kësaj ana tjetër vazhdon, me t’i largu gurët prej themeli. Ne po na thonë zbutuni ju. Mos harroni, ne mundemi me u zbut, por nuk forcohemi më, se kur i humbë hapat gjatë nuk mundesh me i nxënë më”, tha ai

I pari qeverisë, ndër të tjera tha se lidershipi ynë është treguar i dobët karshi Serbisë.

“Kosova duhet me thanë shumë hapur se nuk duhet të ikim nga e drejta jonë”, tha ai.

Sipas tij, për tregun e vet që e ka Serbia harxhon dhe investon atje. Ndërsa, për tregun në Kosovë 2 miliardësh, nuk investon as asgjë.

“Lidershipi jonë, për një kohë, sidomos ata që kanë marr vendime në shtet, e kanë zbutur tepër. Si rezultat i kësaj që pritën me u vazhduar me u zbutë hala, po na bën dëme. Duhet që Kosova me thanë shumë drejt, shumë hapur, shumë saktë se nuk ikim nga e drejta jonë”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka disa ditë që është duke përballur me presionin ndërkombëtar për largim të taksës. Ndërsa nesër pritët të takohen me ambasadorin amerikan në Kosovë, pikërisht për të diskutuar këtë çështje, raporton KosovaPress./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori