LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon nga qytetarët të mos zhgënjehen

Haradinaj kërkon nga qytetarët të mos zhgënjehen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka shumë detyra që në Kosovë të kemi një jetë, siç e bëjnë qytetarët në vendet evropiane, por se ajo mund të arrihet vetëm nga qytetarët e vendit tonë e jo nga të tjerët.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë inaugurimit të Qendrës BogdaniPolis, në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, ku ishin të pranishëm rreth 1,000 të rinj nga gjitha pjesët e Kosovës, priftërinj katolik dhe mysafirë tjerë.


Haradinaj tha se të gjithë qytetarët e Kosovës janë gëzuar me ndërtimin e Katedralës në Prishtinë, ndërsa për këtë qendër ka falënderuar donatorin gjerman Renovabis, duke i thënë se Kosova dhe populli i saj nuk e harron nderin.

“Ne në Kosovë kemi të meta, bëjmë edhe gabime. Te besimtarët e krishter, rrëfimi është mundësi me rimarrë mundësin për t’u kthyer në sukses, punë e në të drejtën. Ne nuk duhet të zhgënjehemi prej gabimeve tona, prej ndonjë lëshimi, prej ndonjë të mete por duhet të shërbejnë për ne si mundësi rinisje. Unë jam i vetëdijshëm që kam shumë detyra në vendin tonë për një jetë siç e bëjnë qytetarët në Gjermani, Austri e vende tjera, por e di që atë nuk mund të na bëjë tjerët, por vetëm ne mundemi ta bëjmë vet. Iu lus të mos zhgënjehemi më shpejt sesa duhet, se ka arsye për zhgënjim, por iu lus të jemi bashkë“, ka thënë Haradinaj, përcjell KP.

Ipeshkvi Dodë Gjergji u tha të rinjve se shtetin më të mirë se sa që është do ta bëjnë të rinjtë.

“Vërtet po mos të ishte Renovabis nuk do ta kishim këtë qendër, po mos të ishte Renovabis nuk do t’i kishim ato gjërat e mira në Gjilan, Prishtinë, Prizren, por ta mendojmë po mos të ishe Skënderbeu ku do të ishim ne, po mos të ishte Bogdani çka do të kishte prej neve, po mos ta kishim Nënë Terezën me çka do të krenoheshim ne, por edhe mos ta kishim shtetin ne nuk do të kishim asgjë, ani pse e duam më të mirë se sa që është por atë do ta bëni ju, jo ne“, tha ai.

Përfaqësuesi i Renovabis, Burhard Haniker u tha se Kosova është një vend me interes për ata.

“Paratë nuk janë të Renovabis, por janë para të katolikëve të Gjermanisë dhe e shtetit gjerman… Kosova nuk është një prej vendeve më të mëdhaja që ne kemi projekte, por është një vend me interes për ne“, tha ai.

Ai u ka thënë të rinjve se janë e ardhmja e Kosovës dhe e Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori