LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon nga deputetët që të diskutohet Platforma dhe Ligji për dialogun

Haradinaj kërkon nga deputetët që të diskutohet Platforma dhe Ligji për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga deputetët që të diskutohet për Platformën dhe Ligjin për dialogun me Serbinë.

Haradinaj tha se me rëndësi është të diskutohet në mënyrë që deputetët të japin pikëpamjet e tyre për këtë platformë.


“Është një debat i gjallë në Kosovë dhe në arenë ndërkombëtare, po vazhdon një proces i pandalshëm për diskutimet që na shqetësojnë. Dhe këto tema me rëndësi në këtë afat kohor që kemi duhet të fillojnë diskutimet nga deputetët në Kuvend. Ju kisha lut që të fillojmë me diskutimet. Gjatë ditës e kemi paraparë dhe kuorumin për votë, por derisa të votohet apo jo të paktën të jepni pikëpamjet e juaja”, ka thënë Haradinaj.

LDK kërkoi që të shtyhet kjo seancë ndërsa Vetëvendosje paralajmëroi se nëse kryeministri nuk tërhiqet nga Projektligji përm Dialogun atëherë të njëjtin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese./Telegrafi/