Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te varri i dëshmorit Agron Rrahman, në 22-vjetorin e rënies së tij, si dhe te varret e bashkëluftëtarëve Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj.
Haradinaj, ka thënë se veprat dalëzotëse për atdheun si ato të Agron Rrahmanit, janë pragu më i lartë i krenarisë kombëtare.
“Në 22-vjetorin e rënies, për të nderuar veprimtarinë e Heroit të Kombit, komandantit të guerileve të para, Agron Rrahmani, së bashku me familjen, kam bërë homazhe pranë varrit të tij. Vepra e dalëzotësve të Atdheut si Agroni, i cili u vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare. Po sot, në nderim të kontributit të tyre për lirinë e Kosovës, bëra homazhe te varret e bashkëluftëtarëve, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj. Lavdi e përjetshme!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251