LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Me rastin e shënimit të 11 Nëntorit, ditës që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore, e që në Shtetet e Bashkuara shënohet si Dita e Veteranit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Republika e Kosovës mbetet përherë mirënjohëse ndaj ShBA-së për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çlirimin dhe ngritjen e vendit tonë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Me rastin e 11 Nëntorit-Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mbrojtje të vendit të tyre dhe kombeve tjera, ata i sollën botës lirinë dhe paqen. Republika e Kosovës mbetet përherë mirënjohëse ndaj ShBA-së për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çlirimin dhe ngritjen e vendit tonë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/