Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Fan Nolin në 138 vjetorin e lindjes.

Haradinaj shkroi se Noli ishte ideolog kombëtar e strateg, vepra kolosale e të cilit u bë udhërrëfyese për të gjithë shqiptarët.

“Fan Noli nuk ishte vetëm burrë shteti, prift e dijetar. Ai ishte ideolog kombëtar e strateg, vepra kolosale e të cilit u bë udhërrëfyese për të gjithë shqiptarët. Në 138 vjetorin e lindjes së tij, këshillat e idetë e tij, janë më aktuale se kurrë”, shkroi Haradinaj.