LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Familja Jashari e ka votën time për cilindo post politik, tërhiqem edhe nga kandidatura për president

Haradinaj: Familja Jashari e ka votën time për cilindo post politik, tërhiqem edhe nga kandidatura për president

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj  deklaroi se do të hiqte dorë nga kandidimi për president, nëse hyn dikush nga familja Jashari.

Ai ka treguar se gëzon respekt shumë të madh ndaj familjes Jashari dhe ngritet në këmbë sa herë që flitet për familjen Jashari.


Haradinaj në Prime Time theksoi se disa parti e kanë përdorur këtë familje për agjenda të tyre, por AAK ka respekt për këtë familje.

Thotë se edhe fëmijëve të tij do t’ua lë amanet që ta votojnë familjen Jashari gjithmonë.

“ Për çdo gjë familja Jashari e ka votën time dhe besimin tim. Jo vetëm për politikë. Nëse kandidon dikush nga familja Jashari unë ja qes votën menjëherë. Tërë jetën e kemi mbështetë familjen Jashari. Unë heqi dorë menjëherë nëse është fjala për dikë nga familja Jashari”, u shpreh Haradinaj Kanal10.

“Të gjithë partitë poltike po i përdorin nga pak për agjenda të tyre këtë familje. Ne si AAK kemi respekt për ta dhe nuk i përdorim për agjenda politike, asnjëherë. Çka bëjmë në Qeverisje ska lidhje, çdokush nga familja Jashari e ka votën time, edhe fëmijëve ua lë amanet me ua qitë votën gjithmonë“, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori