LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Edhe mua më kanë kërcënuar me jetë, por nuk e kemi alarmuar opinionin

Haradinaj: Edhe mua më kanë kërcënuar me jetë, por nuk e kemi alarmuar opinionin

Pas rastit të fundit të kërcënimit me likuidim të krerëve të LDK-së dhe PDK-së dhe disa deputetëve të këtyre dy subjekteve politike, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se edhe ai ka qenë i kërcënuar me jetë.

Haradinaj ka thënë se çdo kërcënim ndaj kujtdo qoftë, duhet të merret seriozisht e të trajtohet me profesionalizëm nga organet e rendit.


“Në faza të ndryshme na ka rastisur edhe neve, edhe mua personalisht, që të përballeshim me kërcënime nga më të ndryshmet, kërcënime edhe me jetë. Edhe atëherë kur informatat për kërcënime na kanë ardhur në rrugë zyrtare, apo edhe nga burime të tjera, nuk e kemi alarmuar opinionin publik. E para që të mos i dëmtonim hetimet dhe e dyta që të mos shkaktonim ngarkesë të panevojshme tek opinioni publik!”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “do të ishte politikisht jo korrekte dhe e dëmshme madje, sikur përfshirja e opinionit publik në këtë temën e kërcënimeve ndaj figurave publike, të shfrytëzohej për t’i hequr nga vëmendja e popullit, qoftë edhe përkohësisht, temat e interesit popullor, siç janë; problemet ekonomiko-sociale e ato politike, apo edhe defektet e mëdha në politikën e jashtme të vendit!”.

Ndryshe, të mërkurën mbrëma u raportua për kërcënim ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, tha se atentati ishte planifikuar për arsye politike dhe se në plan për atentat janë të përfshira dy organizata.

“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova, derisa tjetra jashtë Kosovës. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, deklaroi tutje Shala.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu, kanë konfirmuar të enjten se janë njoftuar nga policia se emrat e tyre janë përmendur në të njëjtin rast me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për tentim për atentat.

Krasniqi në një deklarim para mediave, ka thënë se nuk ndihet i frikësuar, duke shtuar se beson në institucionet e sigurisë në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori