LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Dyshojmë që Vlora Çitaku nuk i ka shpreh qëndrimet e sakta të Kosovës

Haradinaj: Dyshojmë që Vlora Çitaku nuk i ka shpreh qëndrimet e sakta të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj Serbisë përkundër presioneve të vazhdueshëm do të mbetet.

Ndërsa, sa i për ketë vazhdimit të dialogut, kreu i qeverisë ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për të vazhduar atë, mirëpo pa u ndërlidhur me taksën.


Duke përmendur bashkëpunimin e Kosovës me ShBA-në, kreu i qeverisë tha se mënyra ma e mirë për t’i forcuar marrëdhëniet është me u arritë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mënyra me dalë për me dalë prej këtu ku jemi është njohja e Serbisë ndaj Kosovës”, tha ai.

Ndërsa duke përmendur deklaratat e tij sa i përket ambasadores Vlora Çitaku, ai tha se në raste të caktuara ajo nuk i ka shpreh qëndrimet e sakta të Kosovës, shkruan KP.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një vizite pune që kishte në komunën e Gjilanit.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri u shpreh se të gjitha partitë politike në Kosovë janë për dialog, mirëpo, ajo që dallon sipas tij është forma si duhet bërë.

Kurse, sa i përket komenteve të tij për korrigjim të kufijve, Haziri tha se qëndrimi i LDK-së dihet që Kosova e 17 shkurtit 2008 në këto rrethana do të mbetët e pa prekshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori