LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Duhet të bëhemi bashkë për ta përmirësuar jetën e fëmijëve tanë (Video)

Haradinaj: Duhet të bëhemi bashkë për ta përmirësuar jetën e fëmijëve tanë (Video)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në lansimin e Indeksit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijës organizuar nga koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve-KOMF.

Kryeministri Haradinaj duke falënderuar koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, tha se ngjarja e sotme dëshmon një vetëdije të ngritur të shoqërisë civile në Kosovë.

Duke shtuar se ka qenë një situatë e ndjeshme për fëmijët, në këto 18 vjet të pas luftës në Kosovë, situatë kjo që ndoshta e ka bërë të pamundur vëmendjen e duhur edhe institucionale edhe të mekanizmave, pikërisht për temat e ndjeshme, siç janë të drejtat e fëmijëve.

“Megjithëkëtë, Kosova është e përcaktuar që të bazohet në normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve dhe për këtë është e gatshme dhe hynë në obligim, duke përfshirë Konventën për të Drejtat e Fëmijëve të vitit 1989. Është në hartim e sipër Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës dhe poashtu është në hartim Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit  për të Drejtat e Fëmijëve”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se këto janë norma ligjore, me të cilat nuk përfundon puna e Qeverisë së vendit, por fillon, pra zbatueshmëri e vazhdueshme.

Ai tha se Qeveria ka bërë përpjekje për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimet e gabuara, si rasti i narkotikëve në shkolla, por se, mbetet ende punë për t’u bërë në këtë drejtim. Një tjetër shqetësim është edhe mungesa e çerdheve jo vetëm në zonat rurale, por edhe në ato urbane.

“Jam i vetëdijshëm se pa punën e gjithë neve, të drejtat e fëmijëve, mbrojtja, vetëdijesimi i mëtejmë edhe shoqëror, edhe institucional dhe gjithë mekanizmave tjerë, nuk ka përmirësim të jetës së fëmijëve”, tha kryeministri Haradinaj.

Donjetë Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive e koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF, tha se Indeksi vlerëson pesë dimensione të veprimit të qeverisë për secilin prej neneve që i referohen mbrojtjes së fëmijës. Këto pesë dimensione janë: politikat dhe ligjet, shërbimet, kapaciteti, koordinimi dhe llogaridhënia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori