LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj dhe Meta takohen në Fishtë të Shqipërisë

Haradinaj dhe Meta takohen në Fishtë të Shqipërisë

Lideri i AAK-së dhe kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot janë takuar në Fishtë të Shqipërisë, në një nga restorantet më të njohura të kësaj zone.

Njoftimin e ka bërë vet Haradinaj përmes llogarisë së tij në rrjete sociale.

“Sot me Presidentin Ilir Meta te ‘Mrizi i Zanave’ në Fishtë”, ka shkruar Haradinaj, pa dhënë ndonjë detaj për orivin e takimit të sotëm.

Ndryshe, ndërsa Meta takohej me Haradinajn, Komisioni i Venecias publikoi raportin me opinionin në lidhje me interesimin e Kuvendit të Shqipërisë për çështjen e shkarkimit të presidentit shqiptar pas dekretit që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas këtij raporti, do t’i mbetet Kuvendit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi, ose shtyrja e zgjedhjeve lokale do të thotë një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte një fajësim të presidentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori