LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj dhe ambasadori italian, Nicola Orlando flasin për zhvillimet në vend

Haradinaj dhe ambasadori italian, Nicola Orlando flasin për zhvillimet në vend

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Duke uruar ambasadorin Orlando për detyrën e re, kryeministri në detyrë Haradinaj vlerësoi përkrahjen e Italisë në periudhat më të rëndësishme për Kosovën, i bindur në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Italinë, si një ndër partnerët strategjik për vendin tonë.


“Italia ka dhënë një kontribut të veçantë, si në zhvillimin ekonomik, ashtu edhe në mbrojtjen dhe ofrimin e sigurisë në kuadër të trupave paqeruajtëse të KFOR-it. Kjo përkrahje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen në proceset e rëndësishme për vendin tonë, liberalizimin e vizave, por edhe në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj, e njoftoi ambasadorin e ri italian edhe për vendimet që ka marrë Qeveria për krijimin e një ambienti të favorshëm për investimet e huaja, duke ftuar investitorët italianë që potencialin e tyre ta orientojnë në Kosovë.

Ambasadori i ri i Italisë, Nicola Orlando, falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritje, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe mbështetjen e vendosur të Italisë për perspektivën euroatlantike të Kosovës.  /Telegrafi/

 

 

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori