0Shares

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar sot Ministrinë e Infrastrukturës ku u takua me ministrin e sapo zgjedhur Pal Lekaj.

Kryeministri Haradinaj tha se ka shkuar aty që të mësojë më shumë për punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”. Përveç kësaj në këtë takim është diskutuar edhe për projekte tjera që sipas Haradinajt janë në marrëdhënie me BERZH-in.

“Duam këto procedura që t’i trajtojmë me prioritet pasi që ka një ritëm të ngadalshëm dhe jo serioz që ka ndodh deri sot. Jemi në punë dhe ata që marrin punë, punëkryesit e hetojnë tani se edhe ne do te jemi të saktë në punë dhe e kuptojnë se vonesat në kryerjen e punimeve do të jetë lajm jo i mirë për ta dhe Kosovën”, tha Haradinaj.

Ndërsa ministri Lekaj tha se e njoftuan kryeministrin për politikat zhvillimore dhe se do të jenë në shërbim të së mirës për qytetarët e Kosovës.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)