LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Bahtirit: Mos nxisni protesta

Haradinaj-Bahtirit: Mos nxisni protesta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që mos të nxiten protesta në kohën kur po ndodhin tema serioze, derisa i ka shprehur ngushëllim të gjitha ata që kanë pretendime për ndryshim të territoreve.

Sipas tij, do ishte mirë që rezoluta e opozitës të votohet në Kuvend.


“Kemi pasur një debat mjaft të ndjeshëm rezoluta është një qëllim që na obligon te gjithë edhe presidentin dhe nëse aprovohet në Kuvend shihet se kujt i obligohet” tha Haradinaj.

Lidhur me deklaratat e eurodeputetit McAllister se ka gjetur një zgjidhje për raportet e Kosovës dhe Serbisë, ai u shpreh se gjatë takimit që kanë zhvilluat gjatë vikendit nuk kanë diskutuar për këto çështje

Ai i ka shprehur ngushëllim të gjithë atyre që kanë pretendime për ndryshim të territoreve.

“Çështja e liberalizmit të vizave nuk është keq gjendja, çdo mik që vjen në Prishtinë na njofton për gjendjen, kemi shumë punë por jam optimist që do e marrim në fund të vitit”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit kërkoi që mos të nxiten protesta kur po ndodhin tema serioze.

“Mos nxisni veprime, një protestë për urën mos nxisni veprime kur tema aq serioze janë duke ndodhur si themelimi i ushtrisë, nëse donë me i ndihmuar vendin Agim Bahtiri le t’i kryejnë punët e veta e të mos të hyjnë në garën për politikën e madhe”, tha ai.

Këto komente ai i bëri pas dekorimit me hartën e artë për Elena Kadaren, të cilën e falënderoi shumë për kontributin e dhënë./KP/