I nominuari për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fshatin Loxhë të Pejës, ku ka folur me banorët e kësaj ane. Haradinaj ka folur për marrëdhëniet me ndërkombëtarët si dhe ka shpjeguar para tyre programin qeverisës.
Haradinaj ka thënë se amerikanët nuk hidhërohen kur Kosova është e vendosur që ta realizojë shtetin 100%. Sipas tij, është e kundërta, ata gëzohen për këtë fakt.
“Sa i përket marrëdhënieve me aleatët, është që interes jonë i madh është te jemi 100% shtet. Kujtohet që ne duhet me shku dhe me ia spjegu aleatëve dobinë që e kanë nga shteti ynë. Psh Amerika në bazë të asaj për çfarë ne qëndrojmë, ata e zhvillojnë politikën dhe raportin e saj me ne. Na nuk i idhnojmë ata, na i gëzojmë ata kur i themi që jemi për shtet 100%”, ka thënë Haradinaj para banorëve të Loxhës.
Haradinaj ka theksuar se më mirë është me dhënë dorëheqje një kryeministër se sa ta dëmtojë interesin nacional
“Nëse një kryeministër e mbron vetëm veten, bëhen dëme të paparashikueshme për shtetin”, ka theksuar ai.
Haradinaj ka thënë se qeveria e tij e re do të merret me zhvillimin ekonomik, me fokus në sektorin privat.
“Në të ardhmen dojmë me zhvillu ekonominë, sektorin privat me zhvillu. Sektori publik është rahatu mirë, kemi Ligj për Paga, ka paga të rritura. Po duam që ta thjeshtëzojmë burokracinë. Me u kriju një fond për sigurimin shëndetësor. Në arsim dojmë me u kujdes, që arsimi me u zhvillu bashkë me ekonominë. Jemi të vendosur që t’i bëjmë shtesat për fëmijë, me i përkrahë lehonat dhe nënat vetushqyese”, ka thënë ai.
Po ashtu, i nominuari për Kryeministër ka bërë një rikujtim të punëve që ka kryer qeveria e tij në 18 muajt e kaluar.
“Këto dy vjet që shkuan të qeverisjes, sado që në rrethana të vështira, kemi ushtri, që Kosova të mos mbetet pa mbrojtje. Trepçën e mbrojtëm. Edhe atyne që nuk prituan me na i rrënu shtëpitë, ia vendosëm taksën 100%. Taksa është me tregu se kush është zot shtëpie”, ka theksuar Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Karim Benzema kthehet në Real Madrid
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit