Haradinaj: AAK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi deri më 29 maj, dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.
Haradinaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e respekton në përpikëri këtë vendim.
“AAK respekton vendimin e Gjykatës dhe sillet në përputhje të plotë me këtë vendim. Ne respektojmë në përpikëri këtë vendim”, tha Haradinaj në një konferencë për media.
Ndryshe AAK sot po shënon 20 vjetori e themelimit të saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































