LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: AAK është dëshmuar se është alternativa e duhur për Kosovën

Haradinaj: AAK është dëshmuar se është alternativa e duhur për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin dhe për Kosovën.

Kështu ka thënë Haradinaj pasi Komuna e Rahovecit e drejtuar nga Smajl Latifi është renditur e para për Grantin e performancës komunale për vitin 2022.


“Nga 38 Komunat e Republikës së Kosovës, Rahoveci renditet e para për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022. Kryetarin Smajl Latifi dhe stafin e tij, i uroj dhe i përgëzoj për punën e tyre profesionale, korrekte dhe të ndërgjegjshme. Komuna e Rahovecit nuk është hera e parë që vlerësohet kësisoj, ajo është kampione në çdo matje nga organizata kredibile vendëse dhe ato ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Aleanca është dëshmuar se është alternative e duhur për qytetarin dhe për Kosovën.

“Aleanca kudo që qeverisë, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën. Komunat ku qeverisim ne, kanë dhe vazhdojnë të përjetojnë zhvillim të hovshëm në secilin segment, për çka i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës kryetarëve tanë të cilët e kanë marrë punën me seriozitetin më të lartë. Vazhdojmë të jemi të tillë sepse ky edhe është vizioni ynë”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori