LAJMI I FUNDIT:

Hapja e dosjeve, Rama: Ligji i ri na shkëput nga e kaluara

Hapja e dosjeve, Rama: Ligji i ri na shkëput nga e kaluara

Në Kuvendin e Shqipërisë është mbajtur paraditen e së martës një seancë përkujtimore për 70-vjetorin e pushkatimit të deputetëve nga regjimi komunist.

Në fjalën e tij në këtë seancë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ligji për hapjen e dosjeve përbën një hap përpara për Shqipërinë, e cila sipas tij do të radhitet përkrah atyre vendeve që e kanë lënë të kaluarën pas.

“Ligji për hapjen e dosjeve, pas 25 vjetësh e bashkoi Shqipërinë me vendet që kaluan ferrin komunist dhe që vendosën të ndahen me të jo thjesht duke ndërruar sistemin dhe kostumet, por duke guxuar të bëjnë dritë mbi të shkuarën”, ka deklaruar Rama.

Kreu i qeverisë ka theksuar se, dosjet për 25 vjet janë përdorur politikisht nga persona që nuk kanë patur vullnet për hapjen e tyre.

Ndërsa “ligji i sotëm na pajis me mjete hulumtimi në funksion të një misioni human. Unë jam krenar që jam në krye të një qeverie e shumice që këtë mision e mori përsipër pasi të tjerë para nesh nuk patën kurajon apo nuk gjetën kohën që ta merrnin”, ka thënë më tej Rama.

Sipas tij, ato dosje janë një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën e hedhjes dritë mbi të shkuarën, e cila sipas tij do të jetë e dhimbshme, “por nuk do të lejojë që e kaluara të mbajë peng të ardhmen tonë”, ka shtuar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori