LAJMI I FUNDIT:

Hapet zyra rajonale e Gjermanisë në Maqedoni

Hapet zyra rajonale e Gjermanisë në Maqedoni

Maqedonia vazhdon të jetë në agjendën e Gjermanisë dhe për këtë është hapur zyrë rajonale për Evropën Juglindore ku do të ndiqet situata politike, sociale dhe ekonomike e Maqeodnisë dhe shteteve përreth, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shefi i zyrës së BE-së për zgjerim për Evropën Juglindore Holge Tolksdorf për këtë rast tha ”Viteve të fundit është thelluar bashkëpunimi i kompanive gjermane me ato të Maqedonisë, ndërsa në tetor së bashku me Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Gjermanisë në Shkup do të hapim përfaqësi rajonale të ekonomisë gjermane. Nga Shkupi do të shërbehen edhe kompanitë e Gjermanisë në Tiranë dhe në Prishtinë të cilëve do t’u ofrohen shërbime për inkuadrim më të lehtë në treg”, deklaroi Tolksdorf./Telegrafi/