LAJMI I FUNDIT:

Hapet edhe një shtëpi për pleq në Maqedoni

Hapet edhe një shtëpi për pleq në Maqedoni

Në komunën Sopishtë është hapur shtëpia e tretë për pleq e cila ka kapacitet të kujdeset për 40 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kujdestare e kësaj shtëpie është një nënë e katër fëmijëve e cila thotë se 10 vite ka qenë e pa punë, me hapjen e kësaj shtëpie ajo tha se mund të ju sigurohet vend pune edhe 10 personave tjerë.


Shtëpi për pleq pritet të ndërtohet edhe në Gazi Babë, sipas zëvendës ministrit për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov.

Në Maqedoni tanimë janë hapur 22 shtëpi për pleq, ku investuesit e shfrytëzuan proektin “1 euro për 1 metër katrorë”.

Qëllimi i hapjes së shtëpive për pleq është që të përmirësohen kushtet pët të moshuarit dhe të hapen vende të reja pune./Telegrafi/