LAJMI I FUNDIT:

Hapet sezoni i vjeljes së mjaltit në Llap

Hapet sezoni i vjeljes së mjaltit në Llap

Bletarët llapjanë kanë nisur zyrtarisht vjeljen e mjaltit. Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës, Agim Veliu, i cili ka thënë se komuna që ai drejton ka ofruar më së shmti mbështetje për bletarinë.

“Bashkë me bletarë llapjanë, sot zyrtarisht nisëm sezonin e vjeljes së mjaltit. Fatmirësisht, këtë vit po fillojmë me vjeljen e mjaltit të bagremit, ngase në trevën tonë kjo nuk ndodhë shpesh”, ka shkruar Veliu në Facebook.


“Duke iu dëshiruar vjelje të begatshme dhe mjaltë cilësor, kultivuesve llapjanë u premtova rritjen e mbështetjes për bletari, për ta bërë mjaltin e Llapit brend në vend dhe më gjerë.  Jam i lumtur që nga bletarët llapjanë kuptova që Podujeva është komuna që më së shumti ka ofruar mbështetje për bletarinë në vend”, ka shkruar kryetari Veliu. /Telegrafi/