LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi për pasuri të Paluajtshme “Prishtina Real Estate Expo 2023”

Është hapur sot panairi i parë ndërkombëtarë për pasuri të paluajtshme “Prishtina Real Estate Expo 2023”, në Kosovë.

Organizatorja e këtij panairi, Alba Durmishi Devetaku ka thënë se personat që ofrojnë ndërtimin e banesave kanë përgjegjësi të madhe, pasi siç tha ajo “ata krijojnë të ardhmen e familjeve kosovare”.


Organizatorja e këtij panairi, Alba Durmishi Devetaku

“Kjo industri nuk ka të bëjë me llaqe, tulla e beton, por ka të bëjë me të ardhmen e një ndërtimi të një shtëpie, banese ku ka me u rrit një fëmijë, ku për me u bë një kulm sakrifikon një nënë…., ku një babë punon dhe dedikohet për të ndërtuar një kulm. Andaj kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për të gjithë ata që ofrojnë të ndërtojnë banesa, e që janë negociator për shkak se ata krijojnë të ardhmen e familjeve shqiptare…”, ka thënë ajo.

Arbnor Salihu tha se ndihet shumë i lumtur që është pjesë e këtij panairi.

Arbnor Salihu

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që të gjithë ju keni ardhur në Prishtina Real Estate EXPO, e para e këtij lloji në Kosovë. Jam veçanërisht krenar që po mbahet në një vend të tillë të klasit botëror siç është Prishtina Mall”, ka thënë ai.

Edhe Fatmir Zymberi tha se kur është krijuar ideja për këtë qendër është bërë që të mbahen organizime të tilla.

Fatmir Zymberi

Ndërkaq, pjesëmarrës në këtë panair ishin kompani nga vendi, rajoni dhe bota.

E veçanta e panairit është komponenta sociale që i mbështet individët në promovimin e pronave në shitje.

Panairi “Prishtina Real Estate Expo 2023” do të jetë i hapur tri ditë me radhëderi më 07.10.2023. /Telegrafi/