LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi më i madh i gastronomisë në vend, FrigoDelux prezanton teknologjinë më të fundit italiane

Hapet panairi më i madh i gastronomisë në vend, FrigoDelux prezanton teknologjinë më të fundit italiane

Nën moton “Zgjidhje për Çdo Chef” – Frigo Deluxe sot ka hapur panairin më të madh të gastronomisë për të gjithë profesionistët në industrinë e kuzhinës duke sjell inovacione të ndryshme në teknologji.

Në hapjen e këtij eventi morën pjesë përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë, si Italisë, Greqisë, etj, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovë, Lulzim Rafuna, si dhe shumë figura të njohura në fushën e gastronomisë.

Ky event do të jetë i hapur më 6 dhe 7 maj (e shtunë – e diel) dhe po mbahet në ambientet prej 5,000 metra katrorë të FRIGO DELUXE.

Shije e nivelit botëror në Prishtinë me 6 dhe 7 maj – Zgjidhje për çdo Chef
Lexo po ashtu Shije e nivelit botëror në Prishtinë me 6 dhe 7 maj – Zgjidhje për çdo Chef

Eventi nën moton “Zgjidhje për Çdo Chef” synon të prezantojë teknologjinë më të fundit italiane në gastronomi për të arritur rezultatet më të mira në kuzhinë.

Në këtë panair do të marrin pjesë deri në 2,000 profesionistë vendas dhe vizitorë profesionistë nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

30 brende nga 9 shtete zbarkojnë në Prishtinë me 6 & 7 maj
Lexo po ashtu 30 brende nga 9 shtete zbarkojnë në Prishtinë me 6 & 7 maj

Përgjatë ngjarjes dyditore, kuzhinierët italianë do të gatuajnë dhe do të demonstrojnë teknologjinë e tyre më të fundit, duke theksuar dallimet që ajo bën në industri.

Telegrafi do t’ju sjell momente të hapjes së këtij eventi të madh përmes fotografive. /Telegrafi/