Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Pijeve, është hapur sot dhe po shihet si një mundësi e mirë për bizneset vendore që të promovojnë produktet e tyre.
Fjalën hyrëse në ceremoninë hapëse e pati Bekim Gjafa nga kompaniaCeo, i cili tha se këtë radhë ky panair ka marrë edhe më shumë rëndësi meqenëse Holanda ka zgjedhur të shtrijë pavionin e saj për Ballkan, pikërisht në Prishtinë.
Në emër të kryeministrit të Kosovës foli këshilltari i tij, Haki Shatri, i cili tha se janë të orientuar në përkrahjen e bizneseve dhe në shmangien e të gjitha pengesave që mund të dalin gjatë rrugës.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, u shpreh e lumtur që Holanda po merr pjesë për herë të parë me pavionin e saj në Panairin e Agrobiznesit.
Ajo theksoi rëndësinë që ka stabiliteti i një vendi për zhvillimin e bizneseve, dhe për këtë përmendi MSA-në, implementimi i së cilës ndihmon edhe zhvillimin e tregtisë së lirë.
Edhe Besian Mustafa nga Ministria e Tregtisë, potencoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së.
I pranishëm në këtë ceremoni të hapjes së panairit ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se panairet që i organizon CeoKos janë shumë të rëndësishme për komunën e Prishtinës. “Gjithmonë do të jemi përkrah jush për të realizuar panaire të tilla”, u shpreh ai.
Të pranishëm në hapje të panairit ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, si dhe deputeti Albin Kurti, me ç’rast vizituan panairin dhe provuan disa nga produktet e prezantuara në kuadër të panairit, i cili do të zgjasë deri më 20 tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel