LAJMI I FUNDIT:

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve, do të pranohen rreth 4 mijë studentë

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve, do të pranohen rreth 4 mijë studentë

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2023/2024.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2023 deri më datën 18.09.2023, transmeton Telegrafi.


Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

“Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.

“Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student. Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs”, bëhet e ditur në njoftim.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca

Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca

Lajme
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës

Lajme
Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin

Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin

Lajme
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Lajme
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori