LAJMI I FUNDIT:

Hap i madh drejt barazisë tregtare, Piraj: Për herë të parë është bërë importi i kanaçeve pa taksa doganore

Hap i madh drejt barazisë tregtare, Piraj: Për herë të parë është bërë importi i kanaçeve pa taksa doganore

Afaristi i njohur kosovar, Burim Piraj ka njoftuar se dje për herë të parë kanë importuar kanaçe për produktet e konservuara pa taksë doganore.

Piraj në një postim në Facebook, ka theksuar se që nga viti 2006 kur është nënshkruar traktati i CEFT-a, “ne kemi qenë të pa barabartë në tregun tonë”.


“Të gjithë produktet e konservuara nga CEFT-a janë importuar në Kosovë pa asnjë taksë e ne kemi paguar taksa. Edhe pse tepër vonë, prapë ky është një hap i madh drejt përmirësimit të pozitës së prodhuesve vendor”, ka shkruar Piraj.

Ai ka shtuar se një meritë të madhe për këtë ndryshim pozitiv e ka Dogana e Kosovës dhe Ministria e Financave.

“Patjetër se sikur që i kritikoj më duhet këtë herë të lëvdoj Qeverinë për këtë hap. Një meritë shumë të madhe për këtë ndryshim pozitiv e ka Dogana e Kosovës me drejtorin aktual si dhe Ministria e Financave me ministrin aktual”, është shprehur Piraj. /Telegrafi/