Si një modele e Sports Illustrated, Hannah Ferguson është mësuar që të tregojë figurën e saj mahnitëse.

Ndërsa në xhirimin e kalendarit të revistës Love, ajo nuk i ka lënë virtualisht asgjë imagjinatës.


hannah2 (Foto: YouTube/Love)

Modelja e njohur ka bërë një duel mundjeje me një shoqe të sajën, ndërkohë që gjithçka është për të mos u humbur.

Dy protagonistet janë të veshura vetëm me të brendshme duke e vënë në plan të parë fizikun e tyre.

Në këtë mënyrë, 25-vjeçarja e ka treguar çdo pjesë të trupit të saj duke e fshehur vetëm modestinë.

hannah1 (Foto: YouTube/Love)

Në fund të xhirimit janë edhe fjalët e bukuroshes, e cila thotë se femrat pjesëmarrëse në xhirimet e revistës Love janë të forta dhe të bukura.

"Gjithmonë kam dëshirë të xhiroj për kalendarin e Love! Femrat që ata i bashkojnë janë gjithmonë të fuqishme, të forta dhe shumë seksi, të cilat e inkurajojnë dhe e çojnë lart njëra-tjetrën", është shprehur Hannah. /Telegrafi/