LAJMI I FUNDIT:

Handikos shpërndan materiale për inkontinencë për personat me aftësi të kufizuara

Handikos shpërndan materiale për inkontinencë për personat me aftësi të kufizuara

HANDIKOS ka nisur me shpërndarjen e materialeve të domosdoshme për inkontinencë për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, si mbështetje e ofruar gjatë situatës në të cilën gjendemi.

Bashkë me këto materiale do të ketë edhe dezinfektues, maska dhe dorëza të cilat do të shërbejnë në mbrojtjen kundër COVID-19.


Materialet po distribuohen nëpër degët e HANDIKOS-it në 16 komuna të vendit, me ç’rast personat që kanë nevojë do të kenë mundësinë të lajmërohen direkt në degën më të afërt të organizatës, përkatësisht tek zyrtarët që ofrojnë edhe pajisje ndihmëse për ta.

HANDIKOS ka njoftuar se sasia është e kufizuar, prandaj ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve për pamundësinë e mbulueshmërisë më të madhe me këto materiale shëndetësore.

Furnizimi  u mundësua falë donacionit të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Kosovë (SHDM). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori