LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Të zbatohet i Ligji i Rimëkëmbjes, Qeveria të fillojë shpërndarjen e ndihmës financiare

Hamza: Të zbatohet i Ligji i Rimëkëmbjes, Qeveria të fillojë shpërndarjen e ndihmës financiare

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka kërkuar që të zbatohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Hamza në një konferencë për medie, është shprehur se Qeveria aktuale duhet të fillojë shpërndarjen e ndihmës financiare të paraparë në këtë ligj.


“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është hyrë në fuqi që nga muaji dhjetor 2020, ku është i vendosur një propozim i yni. Janë 200 milionë euro të ndara për përkrahjen e sektorit privat në formë të granteve apo kontributeve financiare, pa kthim. Gjithashtu janë të ndara 35 milionë euro, për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë. Kanë kaluar që katër muaj, Qeveria duhet ta zbatoj ligjin. Konsistenca jonë është që të zbatohet ligji, ku këto 200 milionë euro të fillojnë t’iu shpërndahen bizneseve”, tha Hamza, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se situata nga pandemia ka krijuar probleme dhe pasoja në ekonominë e vendit.

“Situata nga pandemia ka krijuar probleme me pasoja dhe në atë ekonomike, jo vetëm në Kosovë por gjithandej globit. E dimë dhe vlerësojmë që jeta e secilit njeri është shumë i vlefshëm, fatkeqësisht kemi pasur humbjen e shumë jetëve të qytetarëve të Kosovës. Kemi pas që kemi masa të dis-ekuilibruara, kemi pa masa jo të duhura në trajtimin e gjendjes ekonomike në vend. Edhe qeveria aktuale edhe pse që një kohë të shkurt në pushtet nuk është duke dhënë sinjale që ka seriozitet në këtë çështje”, shtoi ai.

Detajet e Ligjit për Rimëkëmbje - tërheqja e 10-përqindëshit, mbështetja për punëtorët që kanë humbur vendet e punës dhe 200 milionë euro për bizneset
Lexo po ashtu Detajet e Ligjit për Rimëkëmbje - tërheqja e 10-përqindëshit, mbështetja për punëtorët që kanë humbur vendet e punës dhe 200 milionë euro për bizneset

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, më 4 dhjetor kanë votuar në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në dispozitat e këtij Ligji është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve ekzistuese, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Sipas këtij Ligji është paraparë të paguhen me nga 300 euro për tre muaj për të gjithë ata punëtorë që kanë humbur vendin e punës nga data 29 shkurt 2020 deri më 30 dhjetor 2020.

“Paguhen, nga ana e Buxhetit të Republikës së Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor – dhjetor 2020 të cilët si pasoje e pandemisë COVID-19, janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre (3) muaj, pas datës 29 shkurt 2020, e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët nga paragrafi i 1. i këtij neni, është treqind euro (300 euro) për një (1) muaj”, tregon Ligji.

Ky Ligj do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike. /Telegrafi/