LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Ministria e Financave e përkushtuar për mbështetjen e prodhimit vendor

Hamza: Ministria e Financave e përkushtuar për mbështetjen e prodhimit vendor
????????????????????????????????????

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit dhe komunitetit të biznesit.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për masat e reja të politikave fiskale dhe u vlerësua se këto masa do të ndihmojnë zhvillimin e sektorit privat, përkatësisht prodhuesve brenda vendit tonë dhe të gjithë atyre që vijnë për të investuar në vendin tonë.


Ministri Bedri Hamza e njoftoi kryetarin e OEK-ut Safet Gërxhliu për masat tjera fiskale që pritet të hyjnë në fuqi së shpejti, si dhe për planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbështetjen dhe përkrahjen e sektorit privat, si bartës kryesor i rritjes ekonomike dhe të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.

Ministri Hamza e njoftoi Kryetarin e OEK-ut se Ministria e Financave do të jetë e përkushtuar në hartimin e politikave të atilla tatimore që kanë për fokus mbështetjen e prodhimit vendor, ku komuniteti i biznesit do të jetë bashkëvendimarrës në politikat fiskale dhe gjatë këtij mandati Qeveria do të jetë në shërbim të prodhuesve për krijimin e një tregu atraktiv për investime.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, e vlerësoj lartë përkushtimin dhe gatishmërinë e ministrit Bedri Hamza për të bashkëpunuar me komunitetin e biznesit, si dhe për planet e ardhshme të Qeverisë për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori