LAJMI I FUNDIT:

Hamza i kundërpërgjigjet Kurti për uljen e rasteve me Covid: Veç nëse i keni fry qytetarëve, tjetër s’keni pas çka

Hamza i kundërpërgjigjet Kurti për uljen e rasteve me Covid: Veç nëse i keni fry qytetarëve, tjetër s’keni pas çka
Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i është kundërpërgjigjur kryeministrit, Albin Kurti, pas mburrjes së tij për menaxhimin me pandeminë Covid-19.

Ai në seancën plenare, ku po diskutohet për 100 ditëshin e qeverisë Kurti, tha se ulja e rasteve s’ka ardhur si rezultat i ndonjë mase të qeverisë.


Sipas tij, ministri i Shëndetësisë veç nëse u ka fryrë qytetarëve për ulje të rasteve, pasi në mungesë të vaksinave nuk ka pas tjetër çka.

“Kjo nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë mase konkrete të qeverisë aktuale. Me gjithë respektin për ministrin e Shëndetësisë, por veç t’iu pat fry qytetarëve të Kosovës se diçka tjetër s’ka pas. Vaksina s’ka pas, por ka pasur vetëm zvogëlim të rasteve në rajon dhe Evropë. Fatkeqësisht tash ka filluar të rritet prapë numri i rasteve”, tha ai.

Ish-ministri i Financave adresoi edhe kritika ndaj Qeverisë Kurti për moszbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Masat në ekonomi, nuk është duke zbatuar as Ligji për rimëkëmbje ekonomike që është detyrim ligjor. Nuk janë duke shpërnda 200 milionë euro granate dhe kontribute financiare për bizneset që janë detyrim ligjor, derisa ligji është në fuqi”, tha ai./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori