LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Me buxhetin e vitit 2019, 770 milionë euro investime kapitale (Video)

Hamza: Me buxhetin e vitit 2019, 770 milionë euro investime kapitale (Video)

Ministri i Financave Berdi Hamza, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti ka folur për buxhetin e vitit 2019, rritjen e pagave, pensioneve, skemave sociale dhe stabilitetin financiar të vendit.

Hamza ka thënë se shteti i Kosovës është stabil dhe i qëndrueshëm financiarisht, derisa ka kritikuar komunat për përformacë të dobët në grumbullimin e të hyrave.

Ministri i Financave ka thënë se presin përmbushje të planit të të hyrave për këtë vit. Dinamika e shpenzimeve ka thënë Hamza se është e kënaqshme, por ka mundësi të përmirësimit.


“Të shpenzimet kapitale është duke u vërejtur një ngecje që janë të financuar nga institucionet financiar ndërkombëtare, mirëpo organizatat buxhetore të cilat kanë projekte brenda linjave buxhetore duhet t’i përgatisin dhe t’i realizojnë me kohë. Ridestinimi i mjeteve do të bëhet në përputhje me ligjin sepse ka ngecje sidomos të subvencionet dhe transferet për veteranët dhe në çështje të tjera. Por në përgjithësi buxheti i vitit 2018, pritet të mbyllet mirë”, tha ministri i Financave, Berdi Hamza.

Ai ka folur edhe për buxhetin e vitit 2019, i cili sipas tij, do të jetë më i madh në Kosovën e pas luftës.

“Buxheti për vitin 2019, te pjesa e të hyrave, duke përfshirë të gjitha burimet, do të jetë 2.37 miliardë euro, ndërsa të pjesa buxhetore do të jetë 2.65 miliardë euro. Të hyrat kryesore do të vijnë nga pranimet e rrepta, që pritet të janë 1.94 miliard euro, kemi investime që vijnë përmes klauzolës së investimeve me 121 milionë euro, 141 milionë euro janë të parapara nga mjetet e likuidimit përmes Agjencisë Kosovar të Privatizimit dhe një pjesë do të jetë huazime nga Letrat me Vlerë”, tha ai.

Ministri i Financave Bedri Hamza, gjatë intervistës për Telegrafi.com

Hamza ka treguar se prioritet në buxhetin për vitin e ardhshëm, i kanë dhënë arsimit, shëndetësisë, por edhe rendit e ligjit.

“Me Buxhetin për vitin 2019 shpenzimet kapitale e arrijnë vlerën prej 770 milionë euro, apo 33 për qind e totalit të buxhetit. Një pjesë e obligimeve nga shpenzimet kapitale do të mbesin të paguhen mbi bazën e marrëveshjes së kontratave edhe për vitin e ardhshëm, pastaj është autostrada për Gjilan, autostrada Prishtinë-Pejë, pjesa tjetër është Prishtinë-Mitrovicë dhe shumë rrugë të tjera”, tha ai.

Ministri Bedri Hamza ka thënë se çështja e rritjes së pagave për sektorin, do të trajtohet vetëm me Ligjin për Pagat.

Ai tha se pagesat e rregullta me kompaninë Bechtel-Enka janë duke i kryer me kohë.

Hamza në këtë intervistë ka folur edhe për mundësin e faljes së borxheve si edhe për raportet aktuale të Qeverisë së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori