LAJMI I FUNDIT:

Hamiti: Në qeverisjen e LDK-së ka qenë klasa më e mirë e ambasadorëve

Hamiti: Në qeverisjen e LDK-së ka qenë klasa më e mirë e ambasadorëve

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Muhamet Hamiti, ka lavdëruar procesin e përzgjedhjes së ambasadorëve në kohën kur ministër i Jashtëm ka qenë Skender Hyseni.

Hamiti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se ministri i parë i Jashtëm që është emëruar ka qenë Skënder Hyseni dhe sipas tij në këtë kohë emërimi i ambasadorëve ka qenë më i miri i mundshëm.


“Unë vet jam i emëruar nga grupi i parë i ambasadorëve. Për veten nuk mund të flasë, por shikoni emrat tjerë që janë emëruar në atë kohë: Muhamedin Kullashi, Avni Spahiu, Iliri etj. Ka qenë bukur e vështirë të zgjidhen ambasadorët në atë kohë, por ka qenë gjithsesi klasa më e mirë e ambasadorëve”.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se degradimi i misioneve diplomatike ka ndodhur më vonë në qeveritë tjera.

Gashi: Qeveria e drejtuar nga LDK nuk synon të ketë më shumë se 12 ministri
Lexo po ashtu Gashi: Qeveria e drejtuar nga LDK nuk synon të ketë më shumë se 12 ministri

“Shkelja e ligjit duke emëruar më shumë se 50% të ambasadorëve politikë ka ndodhur në qeverisjen e PDK-së. Është kulturë e PDK-së kur hynë në koalicion me ta. Janë të pabesë pasi 50% ka qenë i nënshkruar. Shiheni marrëveshjen e PAN-it të 2017-tës, aty edhe ambasadorët i kanë ndarë”, tha ndër të tjera Muhamet Hamiti./Telegrafi/