Hamasi fillon lirimin e pengjeve - 12 të parët janë me shtetësi tajlandeze

Dymbëdhjetë shtetas tajlandezë të marrë peng tashmë janë liruar nga Hamasi në Gaza.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin, i cili ka dhënë edhe disa detaje.
“Është konfirmuar nga departamenti i sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme se 12 pengje tajlandeze tashmë janë liruar”, shkroi Thavisin në platformën X.
I pari i qeverisë tajlandeze shtoi se zyrtarët e ambasadës janë "në rrugën e sipër" për t'i marrë ata, raporton skynews.
"Ata duhet të verifikojnë emrat e tyre dhe disa detaje. Ju lutemi qëndroni të vigjilent", tha ai.
Ndryshe, qeveria egjiptiane tha se kishte ndërmjetësuar një marrëveshje për lirimin e 12 pengjeve tajlandeze. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































