LAJMI I FUNDIT:

Halsey kthehet përsëri në tullace

Halsey kthehet përsëri në tullace

Këngëtarja Halsey sapo debutoi me një model të ri stilimi, pasi rroi flokët e saj dhe debutoi në një video të TikTok.

Këngëtarja përdori tingullin popullor “Mos e bëj vajzë, nuk ia vlen …” ndërsa pozoi me një paruke të gjatë, para se ta lëvizte përpara dhe të tregonte stilin e saj të ri tullac.

26-vjeçarja njihet për ndryshimin e flokëve,  kohët e fundit ka provuar ngjyrën rozë, të kuqe dhe madje edhe me ngjyrat e ylberit, por rruajtja e komplet flokëve është padyshim vendimi më i guximshmi i saj për një kohë – dhe a nuk duket ajo e pabesueshme?

@halsey

I did it 😬

♬ original sound – Makayla

Disa fansa të Halsey menduan nëse kishte ndonjë arsye të veçantë pse ajo vendosi të rruajë kokën. Përgjigja e Halsey? Jo, asnjë arsye! “Unë isha duke i rritur flokët për kaq shumë kohë dhe i thashë vetes nuk do t’i rruaj, deri sa i pashë si ishin të shëndetshme dhe të gjata, pastaj thash ‘mm kjo është mirë, por më mungojnë stili tullac’ dhe kështu e bëra!” – i tha ajo një fanse në Twitter.

Halsey rroi kokën një herë më parë në 2015 dhe shpjegoi pse ndjeu se ishte e rëndësishme për të që të bënte në atë kohë.

View this post on Instagram

just in time 4 beanie weather 😃

A post shared by halsey (@iamhalsey) on Oct 19, 2020 at 3:57pm PDT

“Flokët kanë qenë gjithashtu një tregues i madh i çështjeve racore në jetën time”, tha ajo. “Është një nga betejat më të fundit simbolike për gratë me ngjyrë. Rruajtja e kokës ishte e rëndësishme për mua sepse kisha nevojë të isha në gjendje ta vërtetoja se mund ta dua akoma veten nëse e bëj atë”, tha ajo. /Telegrafi/