LAJMI I FUNDIT:

‘Halo: The Master Chief Collection’ do të arrijë edhe në PC (Video)

‘Halo: The Master Chief Collection’ do të arrijë edhe në PC (Video)

Loja shumë e popullarizuar në konsola, do të arrijë edhe në PC, në gjashtë versione të ndryshme.

Koleksion përfshinë Halo: Reach, Halo: Combat Evolved, Halo 2, Halo 3, Halo 3:ODST dhe Halo 4, për herë të parë janë në dispozicion që të luhen edhe në kompjuterë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse, nuk do të shiten në të njëjtën kohë. Ato do të shiten në mënyrë individuale, duke filluar nga Reach, që nuk oshte në dispozicion në Xbox, për të përfunduar me versionin Halo 4.

Nuk dihet saktësisht se kur do të lansohen, por do të mund të blihen nëpërmjet Steam dhe Microsoft Store. Të interesuarit, mund të paguajnë para porosinë për 30 dollarë.

Materiali që është shpërndarë, tregon se kjo lojë, realizohet në grup, ku secili anëtar mund të kontribuojë për ta zhvilluar sistemin.

Në njoftimin e Microsoft, thuhet se ka plane për “rritje dhe zgjerim” megjithëse nuk dihet se çfarë është dashur të thuhej konkretisht. /Telegrafi/