LAJMI I FUNDIT:

Hallucination, “bisha” e Dodge që prodhon 1.000 kuaj-fuqi

Hallucination, “bisha” e Dodge që prodhon 1.000 kuaj-fuqi

Kompania SpeedKorea ka bashkëpunuar me shefin e dizajnit të Stellantis, Ralph Gillesom, për të zhvilluar veturën me së shumti fibër karboni.

Rezultati i kësaj pune të përbashkët është një Dodge Charger i prodhuar në vitin 1968 i quajtur Hallucination, që e vë në lëvizje motori 7 litërsh Hellephant V8 që prodhon 1.000 kuaj-fuqi. Ky motor i fuqishëm ka ndërruesin automatik me tetë shpejtësi.


Hallucination njëherit është vetura e parë SpeedKorea e punuar plotësisht nga fibër karboni, e të njëjtën material ka në panel dhe karroceri, transmeton Telegrafi.

Dritat e përparme të “fshehura” janë një detaj klasik i Charger, e në vend të atyre origjinale SpeedKore ka vënë LED si në pjesën e përparme ashtu në atë të pasme. Vetura u bë edhe me fellne të veçanta HRE dhe me goma Michelin Pilot Sport 4S. /Telegrafi/