Halloweeni këtë vit “i vdekur” në Kosovë

Organizimet për natën e shtrigave apo Halloweenin këtë edicion për dallim nga viti i kaluar kanë pësuar ndryshime.
Klube të ndryshme të natës kanë dedikuar mbrëmjen e 31 tetorit për festën interesante të maskimit për Halloween, por në vendin tonë atmosfera për natën e shtrigave nuk është sikur vitin e kaluar, kur mijëra të rinj u maskuan në një ngjarje të vetme, atë “ProjectX Halloween”.
Organizatori i Halloween-it të vitit të kaluar, NextLevel, komunikoi zyrtarisht se nuk do të ketë këtë herë një Project X për natën e shtrigave, për shkak të mungesës së sponsorëve.
Në Prishtinë atmosfera duket mjaft e mirë, por jo sikursve vitin e kaluar, kur për Halloween fëmijët gjuanin me vezë dhe frikësonin njerëzit.
Nata e shtrigave sidoqoftë nuk ka prezencë aq të madhe në qytetet tjera. Atmosfera nuk aludon në Halloween, me shumë pak të rinj që kanë dalur rrugëve për t’u solidarizuar me popujt tjerë, ku Halloween ka dimension tjetër.
Mbetet të shihet në vitet e ardhshme, nëse Halloween, apo nata e shtrigave, do të jetë në nivelin që jemi mësuar ta shohim, sidomos kur flasim pë vitin e kaluar. /Telegrafi/























































