Halle Berry ka shkaktuar reagime të forta pas paraqitjes së saj në Met Gala 2025, ku shfaqej me një fustan të zi transparent nga LaQuan Smith, i cili ekspozonte pjesë të trupit të saj.

Aktorja, e cila është fituese e çmimit ‘Oscar’, kishte veshur një veshje provokuese që përfshinte vija transparente dhe rruaza, duke rrezikuar ekspozimin e zonës së saj intime.


Ajo e kompletoi pamjen me një xhaketë të shkurtë të zezë dhe një kapelë të vogël, duke theksuar dekoltenë e saj dhe duke tërhequr vëmendjen me bizhuteri tërheqëse, shkruan DailyMail.

Reagimet nga fansat ishin të ndara, disa e kritikuan për ekspozimin, duke e quajtur veshjen të turpshme, ndërsa të tjerë e lavdëruan për pamjen e saj.

Fustani ishte pjesë e temës ‘Superfine: Tailoring Black Style’, dhe sipas krijuesit LaQuan Smith, ai përfaqësonte një përzierje të guximshme mes sensualitetit dhe elegancës.

Ai theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Berry gjatë procesit të krijimit të veshjes.

Met Gala 2025 ishte një ngjarje e mbushur me momente të jashtëzakonshme, ku shumë yje u shfaqën me veshje që pasqyronin stilin dhe guximin e tyre. /Telegrafi/