Halle Berry zbuloi detaje rreth marrëdhënies së saj me Van Hunt, vetëm disa ditë pasi ata konfirmuan fejesën e tyre.

Berry shpjegoi se si e dinte ajo se ai ishte zgjedhja e saj e duhur.


"Në moshën 54 vjeç, e di kur diçka është e drejtë dhe e gabuar për ty", tha ajo.

Foto: Getty Images

Aktorja ishte martuar tri herë para Van Hunt, me David Justice, Eric Benet dhe Olivier Martinez. Ekspertët e bizhuterive i thanë People se unaza e fejesës mund të kushtojë mbi 200,000 dollarë, si dhe të ketë një dizajn personal.

Konkretisht, besohet të jetë një bizhuteri unike me diamante të shumta.

Berry konfirmoi se fejesa e tyre erdhi pas gjashtë vitesh lidhje. /Telegrafi/