LAJMI I FUNDIT:

Halk Bank dhe Croatia me risi për shërbime në Maqedoni

Halk Bank dhe Croatia me risi për shërbime në Maqedoni

Halk Bank SH.A Shkup ka lidhur marrëveshje me Sigurimet Croatia – Jetë, dhe në treg do të ofrojë kredi me sigurim jetësor nga të cilët qytetarët do të marrin dy mundësi tepër të mira, pagesë për kredi por edhe për siguri për gjithë familjen.

Ky bashkëpunim përfshin kreditë Relaks, kredinë për banesë Comfor dhe kredinë për sigurim jete.

“Duke e marrë parasysh se qytetarët kanë qëndrim për siguri të jetës gjatë kreditimit, ku më i rëndësishëm është besimi dhe siguria e më të afërmëve, ne vendosëm për këtë bashkëpunim. Përveç mbështetjes financiare ata përfitojnë edhe siguri maksimale për të gjithë familjen. Për këtë qëllim ne kemi bërë një bashkëpunim me kompaninë lider në treg për sigurim të jetës Croatia Insurance- Jetë” tha Maja Naumovska, shefe e Marrëdhënieve me publikun në Halk Bank.

Për këtë shërbim nga nga Croatia sigurime – Jetë thonë se është produkt i cili deri tani ka pasur sukses dhe i njejti ka gjetur mbështetje tek qytetarët.

“Bashkëpunimi do të sjell përfitime për të gjithë palët, por mbi të gjitha ne ju japim qytetarëve mundësi që në të ardhmen më me siguri të ju qasen shërbimeve për sigurim të së ardhmes” tha Viktor Ilioski, koordinator për këtë projekt në Croatia sigurime.

Me këtë projekt, Halk Bank e rrit sigurinë e shërbimeve dhe e pasuron portofolion e shërbimeve që klientët të kenë shërbime për sigurime dhe shërbime bankare në një vend.

Nga ana tjetër Croatia sigurime – Jetë është institucioni i parë financiar në vend që është me licencë ndërkombëtare për sigurime jetësore.