Shkaqet e erës se keqe të gojës janë të shumta: gojore (mishrat e dhëmbëve, stomatiti, kariet e dhëmbëve), të aparatit tretës apo hepatike. Evitoni drekat dhe darkat të rënduara: ushqimi i tepërt krijon gazra dhe erëra të këqija.
Ushqimet që duhen zgjedhur: ananasi, pjepri, limoni, peshku pa dhjam.
Ushqimet që duhen kufizuar: lakra e zier, hudhra, qepa.
Fototerapia
• Nëse shkaku është i zgavrës së gojës: atëherë kryeni shpëlarje të gojës me: valim me gjethe trumbëze, sherbele, alteje e mendre: 10 gram prej secilës zihen në një litër ujë për 10 minuta.
• Nëse shkaku është i lidhur me tretjen: valim me gjethe shporizi (bimë e ngjashme me hithrën, me lule të imta ngjyrë jargavani të çelur), e çaj jeshil. Në 250 gram ujë të valuar shtoni 5 gram gjethe shporizi dhe 5 gram gjethe çaji, lërini të ziejnë për 10 minuta, kullojini gjysmë ore mbas zierjes dhe mund ta pini mbas vakteve, transmeton Telegrafi.
Ushqyerja me gji
Nuk është e vërtetë që një grua që ushqen fëmijën me gji duhet të ushqehet sa për dy veta. Ngrënia në sasi të mëdha dhe pa cilësi ndikon edhe në cilësinë e qumështit të saj; një nënë e re ka nevojë për afërsisht 2500 kalori në ditë. Ushqimi duhet të jetë i larmishëm dhe cilësor.
Ushqimet që këshillohen: thjerrëza dhe djathi parmixhan janë sipas traditës, ushqime qumështsjellëse. Të tilla janë gjithashtu edhe të brendshmet, oreshkat (mollë dheu), elbi, tërshëra, kajsitë. Një gotë birrë gjatë vakteve favorizon prodhimin e qumështit.
Ushqime që duhen kufizuar: gjithçka që mund t’i japë shije të keqe qumështit: hudhra, qepa, lakra, angjinaret. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh